“Luna Park” përfaqëson Shqipërinë në edicionin e 98-të të çmimeve Oscar

Filmi “Luna Park” me regji nga Florenc Papas dhe producent Dritan Huqi, është përzgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 98-të të çmimeve Oscar, në kategorinë International Feature Film.

Regjisori Florenc Papas, sjellë historinë e një nëne dhe djalit të saj adoleshent ku ngjarjet janë të vendosura në vitin e trazuar 1997, të Shqipërisë post-komuniste.

Në film interpretojnë Nik Xhelilaj, Flonja Kodheli, Adriana Matoshi, Suela Bako, Milto Kutali, Eno Milkani etj.

Filmi prej 101 minutash, është një bashkëprodhim i Shqipërisë, Italisë, Greqisë, Kroacisë dhe Kosovës.

Ceremonia e 98-të e ndarjes së çmimeve Oscar do të mbahet më 15 mars 2026, në Teatrin Dolby në Los Angeles.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button