Kurti e propozoi për Ministër, reagon Fatmir Spahiu

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka prezantuar përbërjen për qeverinë e re, të cilët kërkoi ta votojnë deputetët, ndonëse nuk ka ndonjë marrëveshje me ndonjë subjekt tjetër politik shqiptar.

Ndër 20 emrat e propozuar për ministër, ishte edhe ai i aktorit, Fatmir Spahiu i njohur si Bufi, i propozuar për Ministër të Kulturës.

Megjithatë, propozimi i Kurtit nuk kaloi nga deputetët e kuvendit.

Pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme, Bufi ka dalë me një sqarim publik.

Postimi i tij:

Te nderuar miq,

Para do dite pra edhe me nje konfirmim pozitiv nga ana ime, sot ne mengjes, duke pas bindje te plote se do ta kry mire kete pune, i konfirmova Kryeministrit Kurti se do te pranoj ftesen per poziten Minister i Kultures dhe Turizmit.

Pavarsisht qe nuk u votu, e falemnderoj zotin Kurti qe tek une ka pa nje profesionist qe do ta kryente mire kete detyre. Sidomos per perzgjedhjen e nje personi qe nuk eshte anetar i ndonje partie politike!

Si Buf, do te vazhdoj kontributin tim aty ku e shoh qe e kam vendin, edhe atehere kur nuk me kerkohet.

Do te vazhdoj me promovu gjuhen e bute me respekt te ndersjelle si deri tash!

Do te vazhdoj me punu per me qene Kosova e para!

Perkunder deshires time me dhane nje kontribut kjo pune nuk u be.

Mandej doren ne zemer prites pak me shkru me “ë” – ja rregullisht, plus ish dasht me pagu chatgbt pro 🙂

*per hire te sinqeritetit i kam bo gati dy statusa, ai i votimit ka qene me i gjate pak, keshtu qe me mire per lexuesin ky qe u postu se me i shkurte!

Shkojme me;

Rrnofte Kosova!

Me respekt,

Fatmir Spahiu

I propozuari per Minister, ne nje mengjes vjeshte ne Prishtine.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button