Rasti i shkollës së Greiqecit: Reshani thotë se posedon dëshmi ligjore që objekti është pronë familjare

Një institucion arsimor publik në fshatin Greqiec të Suharekës, saktësisht në Lagjen Reshani, është shndërruar në bujtinë private. Drejtoria e Arsimit në këtë komunë ka konfirmuar për TandemPress se personi që e ka marrë në shfrytëzim objektin ka punuar ilegalisht në atë shkollë, por Luli Reshani thotë që është pronë e babait të tij.
Megjithatë, Reshani mohon akuzat dhe pretendon se objekti është pronë private e familjes së tij.
“Po, e kemi marrë për një arsye – mos me e lënë shkret. E kemi marrë për me e mirëmbajt, s’ka nevojë me na dhënë komuna leje sepse është pronë private e babait tim,” tha për TandemPress Reshani, i cili aktualisht e menaxhon objektin.
Ai shtoi se punimet në objekt janë ndërprerë dhe se rasti tashmë ndodhet në procedurë gjyqësore me Komunën e Suharekës.
“Me 4 nëntor është seanca gjyqësore. Kjo pronë është e babit tim dhe e 12 familjarëve të mi. Kam dëshmi për këtë,” theksoi tutje Reshani.
Rasti po trajtohet nga Gjykata Themelore në Prizren – dega në Suharekë, ndërsa TandemPress do të sjellë zhvillimet e reja pas seancës gjyqësore.
LEXO EDHE:



