LVV fton LDK-në për bashkëpunim në balotazh në Gjakovë

Kandidati i LVV-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gola, i ka shkruar letër publike kandidatit të LDK-së për kryetar, Shefqet Shehu, për të bashkëpunuar për balotazhin e 9 nëntorit, ku Gola do të ballafaqohet me Ardian Gjinin e AAK-së.
“Si kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e ndiej obligim, si politikan aq edhe qytetar, të ju drejtohem me një ftesë të hapur e të sinqertë për bashkëpunim”, ka shkruar Gola në letrën tij.
Sipas Golës, “koha po dëshmon se qeverisja në Gjakovë është shndërruar në sistem të ngurtë që për vite të tëra ndan privilegje në vend të mundësive, duke iu shëryber interesave të ngushta konjukturalë dhe duke e pamundësuar frymën e meritokracisë”.
“Ndryshimin shumë të nevojshëm në Gjakovë mund ta arrijmë bashkërisht”, thotë më tej Gola në letrën e tij.




