Arrestohet një person i dënuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve

Policia e Kosovës, pas një aksioni ka arrestuar një person T.B., 28-vjeçar, i cili ishte i dënuar me dy vjet burgim për veprën penale të “blerjes, posedimit dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve”.

Sipas policisë, i njëjti ishte në kërkim edhe për dhunë në familje.

“Po ashtu, gjatë operacionit të dyshuarit i është gjetur edhe një sasi e dyshuar e substancave narkotike. I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit”, njofton PK.

Artikuj të tjerë

Back to top button