Përfundon seanca dëgjimore për Astrit Isufin, pas pak pritet vendimi

Ka përfunduar seanca dëgjimore për Astrit Isufin, të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve, Naim dhe Driton Morina.
Zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Gjakovës, Lekë Muqaj, për Klankosova.tv ka bërë të ditur se për Isufin pritet të merret shumë shpejt vendimi, pas përfundimit të seancës dëgjimore.
Seanca është zhvilluar brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pasi Isufi po merrte trajtim mjekësor aty që nga dje, për shkak të një plagosjeje që kishte pësuar në pjesën e poshtme të barkut.
Isufi dyshohet se të enjten, më 6 nëntor, ka vrarë vëllezërit e gruas së tij nga fshati Gollubovc i Malishevës. Për më shumë se një ditë ai ishte në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi ishte arratisur dhe fshehur në shtëpi të pabanuara në fshatin Plloçicë.



