Haradinaj: Në Junik po marrin pjesë në procesin e votimit në Junik pa qenë banorë të kësaj komune

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se në Junik po votojnë persona që nuk kanë të kësaj komune.

E për këtë ai thotë se përbën shkelej të ligjit e të cilat raste paralajmëron se do t’ia përcjellin edhe institucioneve përkatëse.

“Të dhënat tona nga shtabi në Junik, tregojnë se shumë persona po marrin pjesë në procesin e votimit në Junik pa qenë banorë të kësaj komune. Kujtojmë se një veprim i tillë përbën shkelje të ligjit dhe çdo rast i tillë do t’i përcillet institucioneve përkatëse, përfshirë Prokurorinë, për hetim dhe veprim, do të bëjmë padi për secilin person veç e veç. Ftojmë të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në një proces zgjedhor të drejtë, transparent dhe në përputhje me ligjin”, ka shkruar Haradinaj.

Artikuj të tjerë

Back to top button