Dyshimet për parregullsi në Mitrovicë, PDK dorëzon ankesë në PZAP

Partia Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se sot brenda afatit ligjor, ka dorëzuar ankesën zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të Mitrovicës.

Në njoftimin e PDK-së, thuhet se ky veprim është bërë në përputhje të plotë me ligjin dhe me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor, pas dyshimeve serioze për parregullsi gjatë numërimit të votave në Mitrovicën e Jugut.

“PDK siguron qytetarët e Kosovës, e veçanërisht ata të Mitrovicës, se do të ndjekë me përgjegjësi të gjitha procedurat ligjore për të garantuar që rezultati përfundimtar të pasqyrojë vullnetin real të qytetarëve”, thuhet në njoftim

Kjo parti ka kërkuar që të ketë rivotim.

“Ne besojmë se vetëm rivotimi i bën drejtësi procesit zgjedhor dhe vullnetit qytetar.Vota është e shenjtë. Demokracia fillon e mbaron me ruajtjen dhe respektimin e saj.”.

Artikuj të tjerë

Back to top button