Raportohet se Agim Veliut nuk po i lejohet të hyjë në garën për deputet

Në mbledhjen e Kryesisë së LDK’së në Podujevë, e cila po mbahet edhe në këto momente, Ermal Osmani e ka propozuar Agim Veliun për të qenë pjesë e listës për deputetë, raportojnë mediat lokale. 


Por, për këtë çështje nuk është lejuar hapja e debatit — Kryesia ka vendosur ta çojë direkt në votim, duke e mbyllur mundësinë e diskutimit. 

Me vendim të shumicës, votimi e ka tejkaluar debatin dhe tema nuk është lejuar të shqyrtohet më gjerësisht.”

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button