Një rast i mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve është iniciuar të enjten në fshatin Gerqinë të Gjakovës

Sipas informatave, më 18.12.2025 rreth orës 11:30, njësia e hetimeve ka pranuar informacion, se në një tavolinë ishte vërejtur e ekspozuar një armë zjarri. Dy dëshmitarë janë hasur të ulur pranë tavolinës ku ndodhej arma.

Gjatë veprimeve policore, dëshmitarët kanë deklaruar se më herët kishin qenë në malet e Pashtrikut, në zonën e njohur si “Shtegu i Lirisë”, së bashku me babain e njërit prej tyre, i cili kishte armën me leje.

Njësia e hetimeve ka kontaktuar edhe me të dyshuarin H.G, 49 vjeçar, i cili ka prezantuar armën së bashku me lejen e armës dhe lejen për lëvizje, për të cilën rezultoi se i kishte kaluar afati i vlefshmërisë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka deklaruar se armën e kishte marrë me vete për shkak të frikës nga kafshët e egra, për arsye sigurie personale, dhe jo për ndonjë qëllim tjetër, ndërsa e kishte lënë mbi tavolinë për nevoja personale. Sipas burimeve, dëshmitarët kishin realizuar fotografi të armës, por nuk e kishin prekur atë.

Ndërkaq, rasti është duke u hetuar.

info@tandempress.net
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button