Vrasje në tentativë në Prishtinë, arrestohen tre persona pasi sulmuan me thikë një të mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 20:05, në rrugën “Agim Ramadani”

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë-njëri i mitur, pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar i mitur”, thuhet në njoftim.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

info@tandempress.net
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button