Shtatë lokale u kapluan nga zjarri në Prizren, dalin detaje të reja

Mbrëmjen e së premtes, një zjarr i madh shpërtheu në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prizren, duke përfshirë 7 lokale që ndodheshin në një objekt të përbashkët.

Nga informatat fillestare, dy nga lokalet ishin në përdorim, ndërsa 5 të tjera ishin të pashfrytëzuara në momentin e shpërthimit të zjarrit.

Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami, sipas dëshmitarëve, zjarri dyshohet të ketë nisur nga njëri prej lokaleve që merrej me riparimin e televiziorëve.

Menjëherë pas alarmimit, në vendngjarje kanë dalë njësitet e policisë dhe zjarrfikësve, të cilët kanë punuar për të shuar flakët. Zjarri ka qenë i kontrolluar rreth orës 3 të mëngjesit.

Për momentin, ende nuk ka informacion të saktë mbi dëmet materiale të shkaktuara nga ky incident, dhe po vazhdojnë.

info@tandempress.net
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button