Përleshje me çekiç në Prishtinë, dy të moshuar përfundojnë në QKUK – njëri kapet edhe me thikë

Një incident i rëndë me përleshje fizike është regjistruar në orët e hershme të 20 dhjetorit 2025 në Prishtinë, ku dy persona janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm që ka eskaluar në përdorim mjetesh të forta.

Sipas informatave, rreth orës 02:00, në rrugën “Enver Hadri”, të dyshuarit H.B, rreth 82-vjeçar dhe A.H., rreth 71-vjeçar janë sulmuar fizikisht mes vete, duke përdorur çekiç, çka ka rezultuar me lëndime të lehta trupore për të dy palët.

Njësia policore ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku gjatë ndërhyrjes ka konstatuar se i dyshuari H.B. kishte nxjerrë nga trupi një mjet të mprehtë – thikë, e cila është sekuestruar.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, të dy të dyshuarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe nuk kanë qenë në gjendje të intervistohen në momentin e parë.

info@tandempress.net
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexo edhe për
Close
Back to top button