Xhevahire Vllasaliu viziton fabrikën “Euro Model” në Gjilan: Bizneset vendore meritojnë përkrahje reale

Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Xhevahire Vllasaliu, theksoi se është interes i shtetit të krijojë partneritet miqësor me bizneset vendore, gjatë një vizite në fabrikën e mobileve “Euro Model” në Gjilan.

“Është intetes që shteti të krijoj partneritet miqësor me bizneset. Pritje e ngrohtë në fabrikën e mobileve Euro Model në Gjilan, së bashku me kandidatët për deputet të AAK – 129.Faleminderit për mikpritjen, respektin dhe bisedat e sinqerta me punëtorët dhe menaxhmentin. Bizneset vendore janë shtyllë e zhvillimit ekonomik dhe meritojnë përkrahje reale”. ka shkruar Vllsaliu.

Sipas saj, bizneset vendore janë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit dhe meritojnë përkrahje reale nga institucionet, përmes politikave që nxisin investimet, punësimin dhe prodhimin vendor.

Vllasaliu u shpreh se angazhimi i AAK-së do të jetë i fokusuar në krijimin e një klime të favorshme për bizneset, me qëllim forcimin e ekonomisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

Xhevahire Vllasaiu garon me numrin 15 në listën e AAK-së

info@tandempress.net
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button