Kandidati për deputet Xhavit Ukaj: Prizreni ka nevojë për politika serioze dhe mbështetje konkrete

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Xhavit Ukaj, ka qëndruar sonte në Prizren së bashku me me kandidatin për kryeministër Lumir Abdixhikun dhe ekipin e LDK-së, në takim me qytetarët e qytetit.

“Jemi mes qytetarëve që kërkojnë politika serioze për jetën e përditshme.Prizreni nuk ka nevojë për premtime dhe fjalë të kota, por për mbështetje konkrete për familjet, për të rinjtë dhe për bizneset.Këto janë arsyet pse angazhimi ynë është i qartë dhe më i vendosur se asnjëherë më parë”, ka shkruar Ukaj.

Ukaj theksoi se qytetarët e Prizrenit po kërkojnë zgjidhje reale dhe politika serioze, jo premtime boshe. Ai vlerësoi se fokusi i LDK-së do të jetë mbështetja e familjeve, të rinjve dhe bizneseve lokale, duke shtuar se programi i partisë ofron një perspektivë të qartë zhvillimi dhe shprese për qytetin dhe për Kosovën.

Xhavit Ukaj garon me numrin 68 në listën e LDK-së.

info@tandempress.net
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button