QKMF Skenderaj falënderon stafin e Kosovamed-it për shërbimet paliative

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për stafin e Kosovamed-it, i cili ofron shërbime paliative dhe shërbime të tjera shëndetësore në kuadër të kësaj qendre.
“Shprehim falënderimin tonë të sinqertë për stafin e Kosovamed-it për përkushtimin, humanizmin dhe profesionalizmin e treguar çdo ditë në kujdesin ndaj pacientëve dhe familjeve të tyre,” thuhet në njoftimin e QKMF Skenderaj.
Më tej, theksohet se angazhimi i vazhdueshëm i këtij stafi përfaqëson një vlerë të veçantë për sistemin shëndetësor dhe për komunitetin lokal.
“Shërbimet paliative janë shprehje e kujdesit, dinjitetit dhe empatisë ndaj pacientit, ndërsa bashkëpunimi institucional dhe përgjegjësia profesionale ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe në ndërtimin e një shërbimi shëndetësor efikas dhe të besueshëm,” thekson QKMF Skenderaj.
Në fund, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj rithekson se bashkëpunimi me Kosovamed-in do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët.



