
Një ngjrje e dhunës në familje u regjistrua në Prishtinë ku një djalë e ka sulmuar fizikisht njerkën e tij.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit të palëve, rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht njerkën e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit të palëve rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.



