Operohet vajza e mitur e plagosur aksidentalisht mbrëmë në Gjakovë, gjendja e saj është stabile

TandemPress ka raportuar gjatë ditës së djeshme për një incident me armë zjarri në Gjakovë.
Dy persona, pas një konflikti, kanë nxjerrë armët, ndërsa nga ky incident është plagosur një vajzë e mitur e moshës 9-vjeçare.
“Ajo është operuar mbrëmë nga ekipi kujdestar i Klinikës së Neurokirurgjisë dhe gjendja e saj është stabile”, tha doktoresha Dafina Basholli.
Ndërkaq sipas policisë, i dyshuari kryesor vazhdon të jetë në arrati dhe i njëjti është në kërkim nga PK.



