Policia jep detaje se janë arrestuar të dyshuarit mbi rastin e ndodhur në Podujevë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 20:30 në rrugën Zahir Pajaziti në Podujevë

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoj se dy persona janë lënduar.

Ahmeti bëri të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar.

“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën Zahir Pajaziti në Podujevë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se dy persona janë lënduar.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim rreth këtij rasti.

Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë policia ka arrestuar dy persona të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Dyy personat e arrestuar janë L.Z dhe R.R.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button