Për një javë shqiptohen 1.369 gjoba për kundërvajtje në trafik, kamerat e sigurisë tregojnë shkeljet nga vozitësit

Nga data 13 deri më 19 janar 2026, janë ka shqiptuar gjithsej 1.369 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë edhe përdorimin e telefonit mobil gjatë vozitjes. Shkeljet janë evidentuar përmes kamerave të sigurisë dhe kontrolleve direkte në komunikacion.

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka njoftuar se po vazhdon zbatimi i masave për rritjen e sigurisë në trafik, përmes monitorimit të vazhdueshëm dhe shqiptimit të gjobave ndaj kundërvajtësve. Sipas Policisë, në kuadër të këtyre aktiviteteve, Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit po realizon shqiptimin e gjobave bazuar në monitorimin e kamerave të sigurisë, si dhe gjatë zbatimit të detyrave të rregullta në terren.

Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë shoferët që të shmangin përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së qytetarëve.

Artikuj të tjerë

Back to top button