Ndalet dy herë rryma gjatë mbledhjes së Këshillit Prokurorial të Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës sot është duke mbajtur mbledhje, e cila po përcillet nga mediat dhe gazetarët.
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) është duke mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit, në të cilin në rend dite është vendimi për shpalljen e thirrjes publike për kandidatura për kryesues dhe zëvendëskryesues të KPK-së.
Gjatë kësaj mbledhje dy herë është ndërprerë energjia elektrike, pasi KOSTT kishte njoftuar se do të ketë reduktime për shkak të konsumit të lartë të energjisë nga qytetarët.



