AUV: Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga disa regjione të Polonisë, shkak prania e Avian Influenza H5N1

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), bazuar në raportet e Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe Komisionit Evropian të datës 11.01.2026, njofton se në Poloni është konfirmuar prania e Avian Influenza (HPAI–H5N1).

Sipas AUV, sëmundja është evidentuar në ferma komerciale, familjare dhe te shpezët e egra në regjionet Lubuskie, Wielkopolskie, Kodzkie dhe Podlaskie.

Në funksion të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore në Republikën e Kosovës, AUV vendos ndalimin e menjëhershëm të importit të shpezëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga zonat e prekura. Përveç nëse ato kanë origjinën nga ferma të paprekura nga sëmundja, të cilat gjenden në një rreze prej 50 km larg zonave të prekura”, ka thënë AUV.

Kjo masë, sipas kësaj agjencie, hyn në fuqi menjëherë dhe mbetet në zbatim deri në përmirësimin e gjendjes.

Artikuj të tjerë

Back to top button