Në Jashanicë të komunës së Klinës, dëmtohen varrezat banorët shprehin shqetësim

Banorët e Fshatit Jashanicë e Ulët të Klinës janë të shqetësuar për një veprim të rëndë që ka ndodhur në varrezat pranë Xhamisë së Vjetër, të cilat janë dëmtuar.
Një gjest i tillë, për banorët është i papranueshem ku kanë vendosur të reagojnë publikisht lidhur me këtë rast.
Gj.G banor i kësaj zone shprehet se kjo gjendje është e tmerrshme dhe jo njerëzore…
“Kjo është hera e parë ta shoh varrin e të afermit tim në këtë gjendje jam i shokuar, kushdo që ka vepruar në këtë menyrë duhet të ndëshkohet”,tha ai.
Ndërsa banorët u shprehen duke bërë thirrje se kushdo që ka informacion lidhur me rastin e ndodhur ta raportojnë në organet kompetente.



