
Një person është raportuar i zhdukur në Gjilan, njofton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, ankuesja ka raportuar se vëllai i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.
“Gjilan / 20.03.2026-15:00. Me 21.03.2026 një femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj mashkull është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohur për vend ndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.



