Kërcet dajaku mes dy familjeve në Zallq të Istogut, 7 persona bëhen për spital

Një rrahje masive ka ndodhur sot rreth orës 8:50 në fshatin Zallq të Istogut.
Në përleshjen që ndodhi mes dy familjeve, janë të përfshirë shtatë persona.
Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Personat kanë lëndime të lehta trupore. Ata që të gjithë janë intervistuar nga prokurori dhe me vendim të tij janë liruar në procedurë të rregullt”, deklaroi Gashi për Klankosova.tv.
Klankosova.tv mëson se shkak i rrahjes ka qenë prishja e një miqësie mes dy familjeve.



