Abdixhiku lë jashtë top dhjetëshes në listë Avdullah Hotin e Hykmete Bajramin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vendosur të lë jashtë top 10 në listë Avdullah Hotin dhe Hykmete Bajramin.
Kështu ka mësuar gazeta Nacionale nga burimet e afërta me zhvillimet brenda LDK-së.
Sipas burimeve, Hykmete Bajrami do ta ketë numrin 12, kurse Hoti 11.
Bajrami e Hoti kishin qenë në mesin e kandidatëve më të votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Hykmete Bajrami ka pasur mbi 57 mijë vota, kurse Hoti mbi 44 mijë vota.
Të dy, nuk ishin pjesëmarrës në ceremoninë e bashkimit me Vjosa Osmanin.
Nacionale ka mësuar se në të kaluarën kriteri ka qenë me numër të votave, çka në këtë nuk është respektuar.
Nacionale ka mësuar gjithashtu se Arben Gashi do të jetë numër 28 në listë, e Janina Ymeri 24.



