Dukagjini ‘rrëmben’ trofeun e Kupës së Kosovës, Thaqi: Finalet luhen për t’u fituar

Dukagjini ka arritur që ta fitojë trofeun e Kupës së Kosovës.
Në finale, skuadra nga Klina e mposhti Ferizajn me rezultat 2:1.
Pas përballjes dramatike, për Artmotion ka folur trajneri Arsim Thaqi.
Ai deklaroi se finalet luhen për tu fituar.
“Në gjysmëfinale e kemi mposhtur Ballkanin. Në finale nuk ka favorit. I uroj lojtarëve të mi, kemi arritur që të shënojmë një gol që rrallë shihet. Finalet luhen për tu fituar”, deklaroi Thaqi.
Dukagjini edicionin e radhës do të luajë në kualifikimet për Conference League, konkretisht në rundin e dytë.
Për këtë, Thaqi tha se nevojitet kohë për t’u përgatitur.
“Normalisht pas këtij kampionati, na nevojitet kohë për t’u organizuar dhe për të sjell lojtarë cilësor”, deklaroi ai.



