Haxhiu pret në një takim kreun e AKI-së, kërkohet vigjilencë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti.
Në njoftimin e saj, Haxhiu bëri të ditur se në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale të sigurisë në vend, sfidat me të cilat përballet Republika e Kosovës, si dhe rëndësia e funksionimit profesional, ligjor dhe të përgjegjshëm të institucioneve të sigurisë.
“Biseduam për zhvillimet aktuale të sigurisë në vend, sfidat me të cilat përballet republika dhe rëndësinë e funksionimit profesional, ligjor dhe të përgjegjshëm të institucioneve tona të sigurisë. Siguria e Republikës së Kosovës kërkon përkushtim të vazhdueshëm, vigjilencë dhe punë të palodhshme çdo ditë shpesh larg syrit të publikut, por gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe shtetit tonë”, shkruan Haxhiu në njoftim.



