Hamza i bindur: Ish-opozita do t’i ketë numrat ta bëjë qeverinë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza është shprehur i bindur se partitë që kanë qenë në opozitë, do t’i kenë numrat për ta bërë qeverinë.
Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se pas zgjedhjeve të 7 qershorit, ish-opozita do t’i ketë këta numra, që qeveria të bëhet pa vonesa.
Kreu i PDK-së gjithashtu u shpreh se kësaj radhe janë të vendosur që vendit t’i japin institucione.
“Jam i bindur që partitë që kemi qenë në opozitë kemi me i pasë numrat ta bëjmë qeverinë, me bë një qeveri ka vonesa. Kemi pasur numra edhe atëherë, por sot situata është pak më ndryshe, besoj që kemi me pasë më shumë numra dhe jemi shumë të vendosur që vendit t’i japim institucione pa vonesë”, tha ai.



