Dita e parë e fushatës, Kurti nga qeveria zotohet ta bëjë xhandarmërinë “në legjislaturën tjetër, për t’i ruajtur kufijt”

Dita e parë e fushatës, Kurti në konferencë njofton se do të themelojnë xhandarmëri në legjislaturën tjetër: “Do t’i mbrojë kufijtë”

Albin Kurti i Vetëvendosjes nga ndërtesa e qeverisë po mban konferencë për shtyp ku njoftoi se do të themelojnë xhandarmëri të Kosovës “në legjislaturën e ardhshme.”

Kjo, tha ai, për arsye të mbrojtjes së kufijve të Kosovës nga rreziqet që vinë nga Serbia.

Sot, në ditën e parë të fushatës zgjedhore, Kurti tha se kjo xhandarmëri “do të miratohet me ligj të veçantë” në legjislaturën që del nga zgjedjet e 7 qershorit. 

“Themelimi i xhandarmërisë është domosdoshmëri e kohës e cila do të potësojë boshllëkun mes policisë dhe ushtrisë. Xhandarmëria do të ket mandat të qartë, sigurimi i vijës kufitare tokësore ajorore ujore në tërë territorit. Operacioni kundër grupeve terrorirste, përfshirë ato me karakter paraushtarak. 

Menaxhimi i situatave me rrrezik. Modeli i xhandarmërisë, shtete si Franca, Turqia, Spanja e kanë struktura të ngjashme me role dhe mandate të qarta. Ne jemi duke ndjekur praktikat më të mira, por modeli i Kosovës do të ndërtohet me modelin kushtetues. Sveçl aështë duke punuar në analizimin e të gkjitha aspketeve të xhandarmërisë. Themelimi bëhet miratim të ligjit të veçantë nga Kuvendi në legjislaturën e 11-të,” tha Kurti.

Pyetur nëse është veçse premtim i fushatës zgjedhore, Kurti u përgjigj se “pa dyshim që do të bëhet xhandarmëria.”

“Pas një koncept dokumenti fillestar, do të propozojm me ligjhin për xhandarmëri, e cila pastaj vjen në dy lexime në kuvend. Është domosdoshmëri e kihës dhe padyshim që do ta bëjmë,” tha Kurti.

Artikuj të tjerë

Back to top button