Rrokulliset me traktor, vdes një burrë në Kamenicë

Një burrë ka humbur jetën pasditen e djeshme në fshatin Ruboc të Kamenicës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima dyshohet se është rrokullisur me traktor dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka vdekur.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thotë PK.

Artikuj të tjerë

Back to top button