Largohen rreth 3 mijë tonë mbeturina nga deponitë ilegale në Kosovë

Aksioni kombëtar për largimin e mbeturinave nga deponitë ilegale po vazhdon në disa komuna të Kosovës, me rezultatet e para që tregojnë një sasi të konsiderueshme të mbetjeve të larguara nga hapësirat publike

Sipas të dhënave të publikuara nga Qeveria e Kosovës, gjatë katër javëve të para të këtij operacioni janë larguar rreth 3 mijë tonë mbeturina nga lokacione të ndryshme në vend

Aksioni, i udhëhequr nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me komunat dhe institucionet përkatëse, është zhvilluar deri më tani në rajonet e Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt, Pejës dhe Mitrovicës.
Qëllimi i kësaj nisme është eliminimi i deponive ilegale, përmirësimi i gjendjes mjedisore dhe krijimi i një ambienti më të pastër për qytetar.

Nga ekzekutivi është bërë e ditur se aksioni do të vazhdojë edhe në komunat e tjera, me synimin për të adresuar problemin e mbetjeve në të gjithë territorin e vendit.“Aksioni i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor po zgjerohet me ritëm të shtuar, sikurse edhe zgjerimi në komunat dhe rajonet tjera”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Qeveria e Kosovës.Institucionet kanë bërë thirrje për bashkëpunim të qytetarëve në ruajtjen e mjedisit dhe parandalimin e krijimit të deponive të reja ilegale.

Artikuj të tjerë

Back to top button