Shkoi për të zgjidhur një mosmarrëveshje, 38 vjeçari në Prishtinë rrahet dhe lihet në kanal pa ndjenja

Një rast i rëndë është regjistruar në Prishtinë, ku si pasojë e përleshjes një 38 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda.

Ngjarja ka ndodhur mbrenda një zyre të një kompanie banesore në rrugën “Kërçova” në kryeqytet.

Viktima me inciciale I.T 38 vjecar ka deklaruar para hetuesve se kishte shkuar në zyrat e kompanisë për të zgjidhur një mosmarrëveshje lidhur me një banesë, por pas një debati verbal situata ka dalë jashtë kontrollit, dhe të dyshuarit M.G dhe B.R e kishim sulmuar rëndë fizikisht dhe më pas e kanë hedhur pa ndjenja në skaj të një kanali.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor në QKUK, ku sipas raportit është me lëndime të rënda trupore.

Ndërkaq policia konfirmon se të dyshuarit janë intervistuar para avokatit mbrojtës, dhe rasti po hetohet nga ekipet policore.

Artikuj të tjerë

Back to top button