KosovaMed me aktivitet në Prizren, qytetarët patën mundësi të kryejnë matje shëndetësore falas

KosovaMed në bashkëpunim me QKMF e Prizrenit kanë organiziar sot një aktivitet për promovimin e shëndetit ku qytetRët patën mundësinë të kryejnë matje shëndetësore falas dhe të marrin këshilla profesionale nga stafi i KosovaMed.

“Nje kontribut të veçantë në realizimin e këtij aktiviteti dhanë Koordinatorja Dorentina Ibrahimaj edhe Dr. Festa Berisha dhe Infermierja Iliriana Krasniqi, të cilat me profesionalizëm, përkushtim dhe komunikim të afërt me qytetarët kontribuan në ofrimin e shërbimeve dhe këshillave shëndetësore gjatë gjithë aktivitetit.
Ky aktivitet ishte një mundësi për të kujtuar se kujdesi për shëndetin fillon me parandalimin, kontrollet e rregullta dhe ndërgjegjësimin e vazhdueshëm.” – thuhet në njoftim.

Ekipet profesionale të KosovaMed vazhdojnë çdo ditë misionin e tyre përmes vizitave shëndetësore shtëpiake, duke ofruar kujdes cilësor për pacientët që nuk kanë mundësi të paraqiten në institucionet shëndetësore.

Artikuj të tjerë

Back to top button