Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet se për 6 muaj radhazi shantazhoi një burrë

Një grua është arrestuar në Lipjan më 20.07.2026 nën dyshimet se ka shantazhuar një burrë për 6 muaj radhazi.
Siç njofton Policia e Kosovës, ndaj të dyshuarës është iniciuar vepra penale “shantazh” që dyshohet të ketë ndodhur gjatë periudhës Janar-Qershor të vitit 2026.Lidhur me rastin, organet e rendit bëjnë të ditur se e dyshuara është intervistuar, e në konsultim me prokurorin ajo është liruar në procedurë të rregullt.
Më 20.07.2026 është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. E dyshuara pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë rregullt.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës më 21.07.2026.



