Vetaksident tragjik në Shirokë të Suharekës, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e së martës në fshatin Shirokë të Komunës së Suharekës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi, ka thënë se rasti është raportuar më datë 21 korrik 2026, rreth orës 10:06, në fshatin Shirokë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipi i Emergjencës së Suharekës. Në aksident është përfshirë automjeti që drejtohej nga B.U., mashkull rreth 52 vjeç, banues në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës”, ka deklaruar Bytyqi.

Ai ka bërë të ditur se si pasojë e vetaksidentit, drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor, por nuk ka arritur t’u mbijetonte plagëve.

“Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar. Njësitet kompetente policore, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Bytyqi.

Artikuj të tjerë

Back to top button