Arrestohet një person në Pejë dyshohet se ngacmoi seksualisht vajzën e tij

Pejë, 4 tetor 2026

Një rast i dyshuar i ngacmimit seksual ndaj një të miture është raportuar në Pejë, ku një vajzë 13-vjeçare ka denoncuar babanë e saj për ngacmim seksual dhe ekspozim ndaj materialeve pornografike.

Sipas informacioneve të raportuara sot, prindërit e së cilës janë të ndarë, ka deklaruar se ishte përballur me këto veprime gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e babait.

Rasti është raportuar më 2 nëntor. Gjatë hetimeve, policia ka kontrolluar banesën e të dyshuarit, ku ka sekuestruar dy telefona celularë dhe një laptop.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, por ka zgjedhur të mbrohet në heshtje. Me vendim të Prokurorisë, atij i është caktuar ndalimi prej 48 orësh.

Artikuj të tjerë

Back to top button