Behgjet Pacolli kritikon gjendjen e mjedisit në Kosovë: Po dëmtojmë rëndë imazhin e vendit

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar për gjendjen e mjedisit në vend, duke publikuar edhe fotografi që paraqesin mbeturina të shpërndara në hapësira publike.


Pacolli ka shprehur shpresën se ministrja e re e Mjedisit (Fitore Pacolli) do të jetë më e vendosur për ta ndryshuar, siç e ka quajtur ai, gjendjen e papranueshme në të cilën ndodhet mjedisi në Kosovë.


“Kemi shumë shpresë që Ministrja e re do të jetë më e vendosur për ta ndryshuar këtë gjendje të papranueshme, ku mjedisi i Kosovës po helmohet dhe po shkatërrohet çdo ditë e më shumë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Ai ka thënë se ka frikë se po dëmtohet rëndë imazhi i kulturës dhe i vendit, duke ia atribuar këtë mosfunksionimit të institucioneve dhe papërgjegjësisë së atyre që kanë për detyrë ta mbrojnë interesin publik.

Artikuj të tjerë

Back to top button