KRU “Mitrovica” paralajmëron ndërprerje të përkohshme të ujit në disa zona të Vushtrrisë

Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar për furnizimin me ujë ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të zhvillojnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të Komunës së Vushtrrisë.

Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të realizohen në rrugën “Gjon Buzuku”, në Lumë të Madh dhe në rrugën “Faruk Beqiri”.

Ndërsa, intervenimet në rrjetin e kanalizimit do të kryhen në rrugët “Nexhip dhe Ferat Draga”, “Ahmet Selaci”, në sheshin e Vushtrrisë si dhe në fshatin Pestovë.

Nga kompania bëhet e ditur se gjatë zhvillimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë për konsumatorët në zonat e prekura.

Po ashtu, pas rikthimit të furnizimit, uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt. Konsumatorëve u rekomandohet që ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta derisa të kthjellohet.

Kompania ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre punimeve.

Artikuj të tjerë

Back to top button