Arrestohet në Kosovë shqiptari i kërkuar nga Interpoli, përdorte pesë identitete të ndryshme

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë të zbatimit të ligjit, ka arrestuar një person të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe përdorim të identitetit të rremë, i cili rezultoi të ishte një shtetas shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht për vrasje.


Sipas Prokurorisë, rasti nisi më 17 qershor 2026, kur një person me inicialet B.K. u paraqit në Agjencinë e Regjistrimit Civil për të rinovuar dokumentet e identifikimit. Gjatë verifikimit, zyrtarët konstatuan se identiteti i përdorur i përkiste një personi të ndjerë prej shumë vitesh.
Pas hetimeve fillestare, i dyshuari u shoqërua në polici dhe u ndalua për 48 orë, ndërsa më pas ndaj tij u caktua masa e paraburgimit.


Përmes bashkëpunimit me Interpolin, Europolin dhe autoritetet e disa shteteve evropiane, përfshirë Gjermaninë, Francën, Austrinë, Belgjikën, Hungarinë dhe Shqipërinë, u konfirmua se ai kishte përdorur pesë identitete të ndryshme në Kosovë, Shqipëri dhe Greqi.
Hetimet zbuluan se identiteti i tij i vërtetë është E.K., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar me njoftim të kuq (Red Notice) të Interpolit.


Autoritetet shqiptare kanë konfirmuar se E.K. është i dënuar me 17 vjet burgim për veprat penale “Vrasje” dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se hetimet për rastin janë në vazhdim, ndërsa ka theksuar përkushtimin për bashkëpunim me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare në luftën kundër krimit

Artikuj të tjerë

Back to top button