
Një grua është gjetur e vdekur para pak minutash te Ura e Fshajt në Gjakovë.Trupi është nxjerrë nga Zjarrfikësit dhe tashmë në vendin e ngjarjes ndodhet edhe Policia e Kosovës,
Akoma nuk dihen rrethanat e rastit tragjik, ndërsa redaksia është në pritje të konfirmimit zyrtar.
12:35 Përditësuar
Nga Policia Rajonale në Gjakovë kanë njoftuar se trupi i pajetë është gjetur në lumin Drini i Bardhë, në afërsi të urës.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes.
Po ashtu është bërë e ditur se në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”.



