Ndalohet një person në “Sunny Hill Festival”, u kap me substancë narkotike të llojit marihuanë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten rreth ores 22:00 ka ndaluar një person në Bërnicë, konkretisht në festivalin e muzikës “Sunny Hill”, pasi i’u gjet një sasi e drogës e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

Situatë e ngjajshme, ka ndodhur edhe vitet e kaluara të kapjes së sasive të drogës, ndërsa në këtë vit Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë masa më të rrepta lidhur me aktivitetin e festivalit me datat 31,1 dhe 2 Gusht.

Artikuj të tjerë

Back to top button