Sulmohet një infermiere në QKMF në Viti, reagon Sindikata e Shëndetësisë

Sindikata e Shëndetësisë në Viti ka reaguar pas sulmit fizik ndaj një infermiereje në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, duke e cilësuar ngjarjen të papranueshme dhe duke paralajmëruar protestë.

Sipas komunikatës, infermierja me inicialet B.S.
është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës në repartin e Urgjencës.

Sindikata ka bërë të ditur se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore

Përfaqësuesja e Sindikatës së Shëndetësisë në Viti, Ajtene Kamberi, ka dënuar ashpër rastin, duke theksuar se sulmi nuk është vetëm ndaj një punonjëseje, por ndaj gjithë profesionistëve shëndetësorë.

Ky akt i papranueshëm është një sulm jo vetëm ndaj saj, por ndaj të gjithë profesionistëve shëndetësorë që çdo ditë ofrojnë shërbime me përkushtim dhe profesionalizëm.

Sindikata ka kërkuar nga organet kompetente që të ndërmarrin veprime të menjëhershme ndaj autorit dhe ka njoftuar se do të organizojë protestë për të shprehur pakënaqësinë dhe për të mbrojtur dinjitetin e punonjësve shëndetësorë.“Dhuna ndaj punonjësve shëndetësorë nuk do të tolerohet”, thuhet në reagim.

Artikuj të tjerë

Back to top button