Aksident mes dy veturave në rrugën Gjakovë–Deçan, një person i lënduar

Një aksident trafiku është regjistruar sot në fshatin Hereq, në rrugën Gjakovë–Deçan, ku janë përfshirë dy automjete.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 12:10.

Sipas tij, përveç dëmeve materiale, një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë është duke zhvilluar hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Artikuj të tjerë

Back to top button