“Ethet e Nilit’, konfirmohet rasti i parë i virusit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka konfirmuar rastin e parë me Virusin e Nilit Perëndimor (West Nile Virus – WNV) në Kosovë për këtë vit.

Sipas njoftimit të IKShPK-së, rasti është konfirmuar më 7 gusht 2026 nga Laboratori i Mikrobiologjisë.
Bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 2005 dhe shtetas i Kosovës.

Pacienti është duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa gjendja e tij, sipas institutit, është stabile dhe ai po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Nga hetimi epidemiologjik është konstatuar se pacienti nuk ka udhëtuar jashtë Kosovës në vendet ku aktualisht është raportuar qarkullimi i këtij virusi.

Artikuj të tjerë

Back to top button