Pesë bastisje në Zubin Potok, konfiskohen armë, qindra fishekë dhe pajisje ushtarake

Policia ka kryer pesë bastisje në Zubin Potok më 14.08.2026, gjatë të cilave janë gjetur dhe konfiskuar armë, qindra fishekë dhe pajisje të ndryshme.

Në rastin e parë, rreth orës 09:40, njësitë policore kanë bastisur shtëpinë e një gruaje, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me leje.Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Policia ka kryer pesë bastisje në Zubin Potok më 14.08.2026, gjatë të cilave janë gjetur dhe konfiskuar armë, qindra fishekë dhe pajisje të ndryshme.Në rastin e parë, rreth orës 09:40, njësitë policore kanë bastisur shtëpinë e një gruaje, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me leje.Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, rreth orës 15:50, policia ka kryer bastisje në një shtëpi të pabanuar, ku ka gjetur dhe konfiskuar 30 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pesë gëzhoja të armëve të gjata.

Edhe për këtë rast është vendosur që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.Në bastisjen e pestë, e cila është kryer rreth orës 16:00 në shtëpinë e një të dyshuari, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një revole dhe dy fishekë. Me vendim të prokurorit, edhe ky rast vazhdon në procedurë të rregullt.

Artikuj të tjerë

Back to top button