
Albin Krasniqi është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e parë të edicionit 2026/27 në Superligën e Kosovës.
Federata e Futbollit e Kosovës ka vazhduar edhe këtë sezon me ndarjen e çmimit për futbollistin më të dalluar të çdo xhiroje.
Krasniqi, futbollist i FC Prishtinës, u vlerësua për paraqitjen e tij në ndeshjen ndaj FC Ballkanit, ku ishte një prej protagonistëve kryesorë të fitores 4:2.
Ai kontribuoi me dy gola, duke spikatur edhe me angazhimin dhe cilësinë e treguar gjatë ndeshjes.
Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.



