Fshati Raushiq i komunës së Pejës, tash e katër ditë pa ujë të pijshëm

Fshati Raushiq i Komunës së Pejes tash e kater dite nuk ka ujë të pijshëm.

Një mërgimtar Beqir Veseli tregon se në fshatin Raushiq po ballafaqohen me këtë problem madje tash katër ditë.

“Fshati Raushiq i ka diku rreth 1700 banorë. Që katër ditë është pa ujë të pijshëm, domethënë s’ka bash askush hiç”, tha ai.

Ai thotë se nuk e dinë se ku qëndron problemi.

“Unë këtu nuk jetoj, por nuk e di…Unë tash jam ardhur para katër ditëve e që katër ditë nuk ka ujë”, vazhdoi më tutje ai.

Kur u pyet se a ka kontaktuar me zyrtarë për problemin e ujit të pijshëm, Veseli tha se nuk ka biseduar me askënd dhe se nuk e ka idenë kujt t’i drejtohet.

Në anën tjetër, Komuna e Pejës thanë se ata nuk janë kompetentë për mungesë të ujit dhe se duhet drejtuar “Hidrodrinit”.

“Hidrodrini” njoftoi se kjo është pasojë e rritjes enorme të konsumit, keqpërdorimeve dhe thatësirave në burime, duke shtuar se disa lagje të fshatit Raushiq, kanë mbetur pa furnizim të plotë brenda 24 orëve.

“Hidrodrini” po ashtu bëri të ditur se inspektorët e kompanisë janë në terren në çdo orar dhe keqpërdoruesit po penalizohen

Artikuj të tjerë

Back to top button