
Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Kanosje”, ndërsa gjatë verifikimit ka rezultuar se ndaj tij ekzistonte edhe një urdhër-arrest aktiv.
Sipas Policisë, rasti është raportuar më 2 shtator 2026, ndërsa i dyshuari M.M., i lindur më 1980, dyshohet se kishte kanosur ish-gruan e tij përmes mesazheve në telefon.
Pas raportimit, Policia e ka lokalizuar të dyshuarin në adresën e tij të banimit dhe e ka shoqëruar në stacion për intervistim.Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti penal për “Kanosje”.



