
Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se mandatet e deputetëve janë “djegur” dhe se çdo veprim i tyre tashmë është jokushtetues.
I pyetur në emisionin “Canapé” në T7 për seancën e thirrur më 9 shtator, Haradinaj tha se Kuvendi nuk është konstituuar brenda afateve kushtetuese.
“Partia fituese që nuk e ka konstituu Kuvendin, mandatet e deputetëve janë djegur, shpenzimet në zgjedhje janë djegë…”, deklaroi ai.
Sipas Haradinajt, deputetët nuk kanë më mandat kushtetues dhe, rrjedhimisht, nuk mund të marrin pjesë ligjërisht në seancë.
“Ne nuk jemi deputetë, unë s’kam mandat më. Me shku në një seancë pa mandat kushtetues nuk lejohet. Mandati i parë është djegë, edhe mandati i dytë është djegë të shtunën, më 5 shtator. Çdo veprim që marrim është jokushtetues”, tha Haradinaj.



